Një lajm i bujshëm është përhapur nëpër mediat italiane. Për mesfushorin e Cagliarit, Nahitan Nandez është dhënë një urdhër arresti.
Sipas mediave lokale, policët kishin shkuar në shtëpinë e tij në Uruguai për ta arrestuar, por ai ishte nisur në Itali në ato momente.
Lojtari është denoncuar nga partnerja e tij, Sara Garsia Mauri për dhunë verbale dhe fizike.
Nandez ishte një ndër objektivat e Interit për merkaton, ku gjatë verës ishte shumë afër transferimit tek zikaltërit.