Lukaku nuk deshi të largohet nga Interi

Futboll

Lukaku nuk deshi të largohet nga Interi

Më: 1 janar 2022 Në ora: 11:35
Lukaku nuk deshi të largohet nga Interi

U raportua shumë dhe u kritikua se Romelu Lukaku, menjeherë pasi fitoi titullin me Interin, po e lë klubin për para.

Ai u rikthyer pas shumë vjetësh te Chelsea për shumën e 115 milionë eurove.

Sido që të jetë, Lukaku ka zbuluar gjithcka dhe prapaskenat që kanë ndodhur, duke treguar se kurrë nuk ka dashur të lë Interin, vetëm ka kërkuar marrëveshje të re për të qëndruar për shumë vite te zi kaltrit.

“Verën e kaluar u takova me drejtuesit dhe u kërkova kontratë të re. Iu thash jam 28 vjecar dhe dua të luaj gjithë jetën time në itali…. por ata thanë jo. Ndoshta nuk kishte mundësi ekonomike.

Për mua ishte e vështirë për ta pranuar”, u shpreh Lukaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat