Futbollisti Granit Xhaka sot shkakton penallti në derbin e madh anglez.
Arsenali mposhtet në çastet e fundit (1:2) nga lideri Manchester City, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Emirates” në Londër.
Saka në minutën e 31-të shënon për epërsinë e Arsenalit.

Në pjesën e dytë Granit Xhaka shkakton penallti duke e penguar Bernardo Silvën pikërisht në minutën e 55-të.
Mahrez shënon nga penalltia në minutën e 57-të, 1:1.
Dy minuta më vonë (59’) Gabriel përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve duke e lënë me një lojtar me pak Arsenalin.
Granit Xhaka u paraqit titullar i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55-të.
Në minutën e 90+3, Rodri shënon për fitoren e madhe të Cityt.
Pas javës së 21-të në Premier League, Manchester City kryeson me 53 pikë e Arsenali është i katërti me 35 sosh.