Ndahet nga jeta “arkitekti” i Parmës

Futboll

Ndahet nga jeta “arkitekti” i Parmës

Më: 1 janar 2022 Në ora: 16:09
Calisto Tanzi

Ish-pronari i Parma Calisto Tanzi është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Sipërmarrësi, i lidhur me Parmalat, bleu klubin kur u promovua në Serie A rishtazi në vitin 1989 dhe e drejtoi atë deri në vitin 2003.

Gjatë presidencës së tij te verdheblutë fitoi një Kupë Kupash në 1993, dy Kupa Uefa (1995 dhe 1999), një Super Kupë Europiane (1993) dhe tre Kupa të Italisë.

Aventura e tij si sipërmarrës dhe pronar i Parmës përfundoi në vitin 2003 me rrëzimin financiar të kompanive të tij me proceset që tronditën fillimisht qytetin e Parmës dhe më pas të gjithë vendin.

Në përfundim të atij hetimi ai u dënua me 17 vjet e 5 muaj burg. Duke mbledhur të gjitha dënimet, ai do të kishte kaluar 39 vjet burg, të cilat, mes grumbullimeve dhe faljes, ranë në rreth 20. Për një kohë të gjatë, Tanzi ishte i mbyllur në vilën në pronësi të gruas së tij në periferi të Parmës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat