Gjigandi anglez Liverpool do të jetë pa trajnerin e tij Jurgen Klop në derbin e nesërm kundër kampionit evropian Chelsea, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 21 të Premier Ligës angleze.
Trajneri gjerman nuk do të jetë prezent nesër prezent në stadiumin “Stamford Bridge”, kështu ndihmës trajneri Pep Ljinders do të jetë në krye të Liverpoolit..
“Jurgen Klopp do të mungojë të dielën në ndeshjen e Liverpoolit në Premier Ligë me Chelsean, pasi që ka rikthyer një rezultat i cili dyshohet që të jetë pozitiv me Covid-19”, shkruante në komunikatën zyrtare të Liverpoolit.
Po ashtu, Klopp e kishte konfirmuar në konferencën e tij për media që tre lojtarë të Liverpoolit dhe tre pjesëtarë të stafit kanë testuar pozitivë me Covid-19, por që emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publik.