31 dhjetor nuk ishte i lirë dhe ditë feste për Keidi Baren, të paktën jo jashtë fushës.
Mesfushori shqiptar u thirr në detyrë dhe luajti nga minuta e parë ndaj Valencias, atje ku ishte një nga lojtarët më të mirë të takimit.
Për fatin e mirë, Espanyoli fitoi me shifrat 1:2 dhe festa ishte e madhe edhe për Keidi Baren.
Mesfushori shqiptar rrëmbeu edhe njëherë dashurinë e tifozëve me gjaknxehtësinë e tij dhe mënyrën sesi u përgjigjet shpeshherë rivalëve që duan ta nxjerrin nga vetja.
Gomez e tejkaloi gjuhën në komunikimin me Baren dhe ky i fundit, nuk i la asgjë pas duke iu përgjigjur dhe ballafaquar para fytyrës së lojtarit të Valencias.