Gazetarët sportiv votuan: Italia, ekipi më i mirë i vitit 2021!
Kombëtarja e Italisë në futboll është shpallur ekipi më i mirë sportiv për vitin 2021, në zgjedhjen e Lidhjes së Gazetarëve të sportit (AIPS). Kampionët aktual të Evropës arkëtuan 767 pikë në përzgjedhjen e 529 gazetarëve të sportit nga 114 vende të botës.
Në vendin e dytë u ndal Bajern Munihu me 503 pikë. Në vendin e tretë u rendit kombëtarja e Argjentinës, me 459 pikë, pasi që triumfoi në Kupën e Amerikës.
Ndërkohë në “Top 5”-in janë edhe dy skuadrat angleze. Fituesi I trofeut në Ligën e Kampionëve, skuadra e Çellsit arkëtoi 370 pikë, duke lënë pas Liverpullin me 257 pikë.