Thirrjet për të akorduar një penallti në favor të Arsenalit, që në fillim të ndeshjes së tyre në Premier League me Manchester Cityn, u hodhën poshtë nga VAR, pavarësisht protestave nga lojtarët dhe tifozët e skuadrës londineze.
Portieri i Cityt Ederson e rrëzoi mesfushorin Martin Odegaard para se të kalonte minuta e 10’ e ndeshjes, kur ky i fundit ishte brenda 16-metërshit.
Ishte e qartë që Odegaard kishte prekur topin para Ederson, dhe një kontrollim i VAR-it tregonte që nuk mund të mohohej që Odegaard u pengua nga portieri brazilian.
Sidoqoftë, VAR po ashtu tregonte që Odegaard kishte pasur kontakt i pari me Edersonin, dhe jo e kundërta.
Pas kontrollit të fundit nga VAR-i u konstatua që vendimi në fushë ishte i rregullt dhe se nuk kishte nevojë që të korrigjohej ose që gjyqtari Atwell ta shikonte vet në monitorin e VAR-it.
Ky vendim ishte vështirë i pranueshëm për skuadrën e Arsenalit, ku kjo e fundit pësoi humbje në ndeshjen e sotme kundër Cityt me rezultat të ngushtë 2:1.
Foot not ball? Pen? Clear and obvious? I don’t know anymore… pic.twitter.com/o4pYTxA1Y4
— Jake Humphrey (@mrjakehumphrey) January 1, 2022