Djali i legjendës së Kosovës, sot me ekipin e tij është lider në Gjermani...

Futboll

Djali i legjendës së Kosovës, sot me ekipin e tij është lider në Gjermani...

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2022 Në ora: 20:09
Leart Paçarada

Dardha pikë ndër dardhë, kjo thënie shumë herë është vërtetuar dhe kështu është edhe me Leartin, djalin  e legjendës së futbollit të Kosovës, ish portierin e gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukri Paçarada. 

Learti pati një vjeshtë për t’u mbajtur mend me St. Paulin, janë kampion vjeshtor në Bundesliga II!

Paçarada tregoi lojëra jashtëzakonisht të mira, duke u vlerësuar mbrojtësi më i mirë në të këtë rang garash, gjithnjë sipas raporteve të mediave gjermane. 

Image

Shukri Paçarada

Ai në shumicën e ndeshjeve u vlerësua me nota të larta, duke u bërë ndër mbrojtësit me të respektuar e në anën tjetër lojtar që i jep siguri St. Paulit.   

Një ecuri fantastike në vjeshtë për St. Paulin, treguesi më i mirë janë 11 fitore, 3 barazime e 4 humbje, duke zënë vendin e parë me 36 pikë, ka një më shumë se Darmstadt që gjendet në pozitën e dytë.

Vit i madh për Paçaradën, viti më i miri deri me tash për djalin e legjendës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat