Duke folur në mikrofonat e BBC Sport në stadiumin Emirates pas ndeshjes, trajneri i dyte i Arsenalit, Albert Stuivenberg foli për performancën e skuadrës, e cila doli me koken lart nga ndeshja kundër Manchester Cityt, pavarësisht humbjes:
“Jemi shumë të frustruar me rezultatin, pasi luajtëm një ndeshje të këtij niveli kundër një kundërshtari që është ndër skuadrat më të mira në botë. Të përfundosh me zero pikë është vërtet zhgënjyese, sepse duhej ta fitonim. Nuk u dha penallti? Mendoj se ka pasur, por ajo që ka rëndësi është se nuk ka pasur verifikim në VAR”.
Në dy minuta gjithçka ndryshoi dhe me te kuqin, pasi ndaj një ekipi si City, gjithçka u vështirësua…
“Po, ishte e vështirë, por në të njëjtën kohë mendoj se ne bëmë shumë mirë, sepse sa raste pati City, përveç atij në fund? Dhe atje ata patën një moment fati me atë rikthim topi. Ne jemi shumë krenarë për paraqitjen tonë, edhe në mbrojtje, dhe patëm shanset tona.
Edhe në 1-1 patëm një shans të madh me Martinellin. Nuk shkoi mirë, por pamë një progres dhe gjithsesi jemi të kënaqur”.
Për te kuqin e Gabriel Magalhaes:
“Është diçka që duhet ta mësojmë, ne kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër dhe duhet të dimë të kontrollojmë emocionet tona. Nëse një lojtar është tashmë i ndëshkuar, ai duhet të jetë mjaft i zgjuar për të mos marrë kartonin e dytë”
Një tjetër ndeshje e rëndësishme ju pret pas dy ditësh, kundër Liverpool-it në Kupën e Ligës:
“Duhet të fillojmë nga këtu, ky është niveli që duam të ruajmë, ne punojmë shumë çdo ditë dhe siç kërkuam para ndeshjes, pamë një ekip që beson në aftësitë e tij dhe që mund të përballet me një kundërshtar kaq të fortë. mendo që sot është. e kemi treguar, jemi krenarë për të”.