Ancelotti flet rreth kontratave të futbollistëve

Futboll

Ancelotti flet rreth kontratave të futbollistëve

Më: 1 janar 2022 Në ora: 21:51
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka dhënë disa përditësime të reja rreth kontratave të futbollistëve. 

Italiani ka theksuar se Modric nuk është i vetmi që do të rinovojë kontratën e tij, por edhe të tjerë do të përfshihen për të biseduar.

“Jo vetëm Modriç do të rinovojë kontratën e tij – por të gjithë lojtarët pa kontratë do të flasin me klubin për të marrë vendimet më të mira”, u shpreh italiani.

I pyetur për Mbappé, Ancelotti shtoi: “Është shumë herët për të menduar për 30 qershorin”.

Ndërkohë gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se procesi i kontratës së re të Modriçit është në fazën përfundimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat