Vushtrria sot kremton 100 vjetorin e themelimit të klubit të futbollit! Klub që ka dhënë shumë emra e po jep, që nga Isa Sadriu, Gani Llapashtica, Sabit Dallku, Ramadan Mehana, Besim Pantina, Besnik Kollari, Lefter Prishtina, Milot Rashica etj.
Legjenda e klubit, Besnik Kollari e Besart Cecelia, urojnë 100 vjetorin e themelimit të FC Vushtrria.
Klub që gjithmonë ka luajtur rol të madh në futbollin e Kosovës, me përjashtim në vitet e fundit që ka pasur batica dhe zbatica.
Klub që ka fituar edhe titullin e kampionit në edicionin 2013-2014.
Vushtrriasit synojnë rikthimin në elitën e futbollit.
“Klubi ku bëra hapat e parë dhe fillova karrierën si futbollist dhe si trajner.
Urime 100 vjetorin e themelimit klubi im i ZEMRËS FC Vushtrria”, ka shkruar Kollari në profilin e tij në facebook.
Nga ana tjetër, Cecelia, është i emocionuar që sot klubi kremton 100 vjetorin, një shekull të ekzistimit që kaloi periudha e sfida të ndryshme.
“Urime 100 vjetori klubi im i zemrës. Pjesën më të mirë të fëmijërisë e kalova aty dhe u rrita me fitore, shpresoj se ky vit do të jetë edhe rikthimi në shoqërinë e më të mirëve, ku e ka vendin ky kolektiv me traditë”, tha Cecelia.