Ndeshja mes Arsenal dhe Manchester City ishte shumë e komentuar, si pasojë e disa vendimeve të gjyqtarit.
Një penallti e paakorduar për Martin Odegaard, një penallti e akorduar për Bernardo Silva dhe një karton i kuq për Gabriel – këto ishin momentet kyçe të ndeshjes.
Se gjyqtari gaboi beson edhe Aaron Ramsdale, portieri i skuadrës së Arsenal. Ai është i befasuar me faktin se gjyqtari nuk rishikoi momentin me VAR.
“Nuk e di pse gjyqtarit iu tha ta shikojë njërin rast dhe tjetrin jo. Është aty për një arsye, shkoni dhe shiheni”, ka thënë Ramsdale.
“Është jokonsistencë. I gjithë qëllimi është të ndihmohet loja, në kohë reale nuk dukej sikur pati një xhirim të ngadalësuar”, shtoi portieri.
Arsenal u mposht 1:2 në ndeshjen ndaj Manchester City, pas një goli të minutës së 93’ nga Rodri.