Skuadra e Milan është e vendosur të transferojë një qendërmbrojtës.
Rossoneri kërkojnë shërbimet e mbrojtësit Sven Botman, i cili mbulon pozitën e qendrës së mbrojtjes.
‘Sky Sport’ raporton se skuadra e Lille kërkon 30 milionë për kartonin e lojtarit.
Shuma e kërkuar nga skuadra e Lille është një shumë që nuk mund të sigurohet nga Milan në merkaton e janarit.
Milan janë duke shqyrtuar opsionin e huazimit me opsionin për blerje në verë.
Kjo shihet si një marrëveshje mjaft e vështirë për Milan, por jo e pamundur.