Juventus duket se e ka primare çështjen e riparimit të sektorit të mesfushës.
Ylli zviceran i Bundesliga, Denis Zakaria është dëshirë e disa skuadrave të mëdha evropiane, përfshirë Juventusin.
Anëtari i Borussia Monchengladbach është në mesin e prioriteteve te Juventus, bën të ditur Calciomercato.
Zonja e Vjetër po bën gjithçka që të shes Aaron Ramsey dhe Arthur për të kompletuar transferimin e Zakaria.
Allegri e sheh të domosdoshëm përforcimin e mesfushës dhe anëtari i Gladbach shihet si njeriu i duhur për këtë.
Mbetet të shihet nëse Juve do të sigurojë hapësirë në paga për Zakaria.