Monaco me trajner të ri

Futboll

Monaco me trajner të ri

Më: 2 janar 2022 Në ora: 11:08
Philippe Clement

Monaco ka zyrtarizuar së fundmi shkarkimin e trajnerit Nico Kovac. Ish-tekniku i Bayern Munich në këtë sezon nuk ia ka dalë të marrë më të mirën nga organika e skuadrës, teksa ekipi nga Principata renditet aktualisht në vendin e gjashtë të klasifikimit.

Në këtë formë, drejtuesit e francezëve menduan që të lëviznin “ujërat” në skuadër dhe të emëronin një tjetër trajner. Kështu, klubi i Monacos nuk ka humbur aspak kohë dhe sipas prestigjiozes L’Equipe ka gjetur akordin me Philippe Clement.

47-vjeçari së fundmi ka qenë në krye të Club Brugge në Belgjikë, ndërsa përgatitet për eksperiencën e tij më të rëndësishme deri në këtë pikë të karrierës.

Sakaq, Clement pritet që ditën e diel të jetë në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen e Monacos në Kupë ndaj modestëve të Quevilly-Rouen dhe për të krijuar kështu një ide më të qartë mbi futbollistët që do të ketë nën urdhra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat