Renova të hënën edhe zyrtarisht do të nis përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa siç mëson “infOSport.mk” të njëjtën ditë skuadra tetovare do të prezantojë futbollistin e FC Shkupit, Fisnik Zuka.
Do të jetë ky përforcimi i parë për skuadrën nga Xhepçishti, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 5-të.
Mirëpo ky nuk do të jetë përforcimi i vetëm për Renovën në këtë afat kalimtarë, pasi drejtuesit e klubit nga Tetova paralajmërojnë së paku 3-4 përforcime, edhe atë në të gjitha repartet.
Ndryshe skuadra fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Tetovë, edhe atë duke filluar nga data 3 janar deri më datë 20, që më pas të transferohet në Ohër, aty ku do të qëndrojë deri me datë 2 shkurt.