I jep lamtumirën futbollit

Futboll

I jep lamtumirën futbollit

Më: 2 janar 2022 Në ora: 11:23
Sam McQueen

Ka munguar në fushat e blerta për më shumë se tre vjet, mbrojtësi anglez i Southamptonit, 26-vjeçari Sam McQueen njoftoi të shtunën se kishte marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës së tij sportive.

Viktimë e një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë më tetor 2018, ndërsa ishte i huazuar te Middlesbrough, ish-futbollisti përjetoi shumë pengesa në rikuperimin e tij, ku një infeksion e detyroi të largohej përfundimisht.

Pas disa tentativave, trupi i tij nuk e lejonte më të përballonte intensitetin e stërvitjeve pa dhimbje, duke e detyruar të merrte vendimin drastik.

Sam McQueen kishte mbërritur në qendrën stërvitore të Southampton në moshën 8-vjeçare, ku ai bëri vetëm 29 ndeshje në të gjitha garat me Shenjëtorët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat