Sulmuesi i PSG, Mauro Icardi është i lidhur me një rikthim në Itali për një kohë të gjatë.
Dhe, sipas raportimeve, marrëveshja është arritur, Mauro Icardi rikthehet në Itali!
Icardi u largua nga Interi në vitin 2019, ndërsa kontrata me PSG i skadon në vitin 2024.
Me ardhjen e Messit, Icardi ka humbur rëndësinë te PSG dhe dësiron largimin nga Parku i Princave.
Portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, shkruan se Juventus ka arritur marrëveshje me Icardin.
Biankonerët do të nisin së shpejti bisedimet me PSG-në dhe marrëveshja do të zyrtarizohet nga 15 janari.
Për kartonin e Icardit, Biankonerët do të paguajnë 25-30 milionë euro.