Arsenal po përgatitet për disa ndryshime në skuadër gjatë merkatos së janarit dhe kjo nuk nënkupton vetëm afrime të reja.
Ka disa lojtarë që janë vënë në listën e spastrimeve dhe një nga ta thuhet të jetë edhe Eddie Nketiah.
The Sun raporton se Bayer Leverkusen janë skuadra që kërkojnë transferimin e Nketiah, që nëse kompletohet, do të kompletohej si transferim i lirë.
Nketiah do të jetë pa kontratë në verën e ardhshme dhe ka marrë interesim edhe nga skuadra në Premier League.
Skuadra e Crystal Palace është në mesin e atyre që duan shërbimet e lojtarit. Bundesliga mbetet opsion me Leverkusen.