Një intervistë e gjatë, e dhënë për Sky Sport, ku shprehte pendimin për mënyrën si u largua nga Interi, i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit belg, Romelu Lukaku.
Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel ka vendosur ta përjashtojë për supersfidën e ditës së sotme ndaj Liverpoolit, si ndëshkim për ato fjalë që destabilizojnë jo pak ambientin në klubin londinez.
Ndonëse Lukaku është në formë mjaft të mirë, pasi ka shënuar në të dy ndeshjet e fundit, deklaratat e tij nuk janë pritur mirë nga tekniku gjerman, që me lënien jashtë për ndeshjen ndaj Liverpool, kërkon t’i tregojë belgut se skuadra bën edhe pa të.
“Nuk e kuptoj arsyen e këtyre deklaratave të tij dhe as momentin që zgjodhi”, pati deklaruar Tuchel menjëherë pasi mësoi se Lukaku kishte shfaqur ankesa edhe për mënyrën si e përdor gjermani në fushë.