Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala janë tre lojtarët e tjerë të PSG-së që kanë rezultuar pozitivë.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, është në mesin e katër lojtarëve në skuadrën e Paris Saint-Germain që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus përpara ndeshjes së skuadrës në Kupën e Francës të hënën mbrëma.
PSG do të luajë në Vannes të nivelit të tretë, shkruan Sportstar.
Katastrofë për Messin dhe lojtarë tjerë.