Dy burrat e sportit të Kosovës, Sejdi Mërkoja e Ejup Maxhera, vitin që e lamë pas botuan monografinë domethënëse “Mëvetësimi i Sportit Kosovar 1991-1999 rast i veçantë në botë”.
Mërkoja dhe Maxhera, këtë monografi e vlerësuan si të shenjtë, e cila do t’ju shërben brezave të ardhshëm.
Mërkoja një emër i njohur i botës së futbollit, në vitin 1991-1994 ka qenë sekretar i parë i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai njihet me nofkën Ballisti, një burrë që sa ishte sekretar i përgjithshëm në kohën e okupimit, komunikonte me UEFA-në përmes telefaksit të famshëm.
Ejup Maxhera, i gjithanshmi, i papërtueshmi dhe një kohë të gjatë ka qenë kryetar i Federatës Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës.
Dy burra që sot jetojnë një jetë të qetë, më nuk u mbetet asgjë merak pas botimit të monografisë! Dëshira e tyre është që të shohin sportin në mënyrën më të mirë e me suksese në rrafshin ndërkombëtar.