Maria Dolores Averio, mamaja e Kristiano Ronaldos, festoi ditëlindjen e saj të 67 ditën e 31 dhjetorit.
Asaj nuk mund t’i mungonte dhe një urim nga futbollisti i Manchester Utd, i cili gjithmonë e ka treguar se sa shum vlen nëna për të.
“Urimet më të mira për nënën më të mirë në botë, një luftëtare e cila më mësoi që kurrë mos të dorëzohem, gjyshes më të mirë që fëmijët e mi do të dëshironin ta kishin” ishin fjalët e Ronaldos në postimin e tij në Instagram.
Dolores nuk arrin t’i përmbajë dot lotët teksa lexon urimin e bërë nga ana e djalit të saj.