Real Madridi nuk e nisi me këmbë të mbarë Vitin 2022.
Një gabim i futbollistit Eder Militao mori në qafë Real Madridin.
Skuadra e Getafe-s ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Realit, në takimin, që u zhvillua në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez” në Getafe.
Në minutën e 9-të, Militao e teproi pranë 16-shit të tij, Enes Unal ia mori topin dhe me gjakftohtësi futet në 16-sh e shënon për fitoren e Getafes.
Benzema, Casemiro, Asensio, Kroos e Modriç, u orvaten por assesi që të barazojnë rezultatin.
Pas javës së 20-të në Kampionatin e Spanjës, Reali kryeson me 46 pikë e Getafe zë pozitën e 16-të me 18.