Zyrtarizimi i largimit të Insigne-s nga Napoli është çështje ditësh. Sipas mediave sportive italiane, lojtari dhe kapiteni i Napolit ka rënë dakord me skuadrën e Torontos, ku e pret Giovinco dhe do të provojë aventurën në Major Soçer League-n amerikane.
Gazzetta Dello Sport shkruan se lojtarin e pret një kontratë 5-vjeçare me 8 milionë euro pagë në sezon.
I njëjti burim shton se marrëveshja mund të nënshkruhet brenda këtij muaji, por lojtari do ta mbyllë këtë sezon te Napoli.
Kjo do të thotë se Insigne, një ndër më të mirë e Napolit në sezonet e fundit dhe mes lojtarëve protagonistë në fitoren e Kupës së Europës nga Italia, do të largohet në fund të qershorit, pasi t’i ketë përfunduar kontrata me Napolin.