Sa herë që shkon në Zagreb, në stadiumin ‘Maksimir’ të Dinamos, tifozët “Bad Blue Boys’ – BBB, vrapojnë pas legjendës së futbollit të Kosovës.
Është Kujtim Shala, që luajti në vitin 1989-1991 për Dinamon e Zagrebit, por që nga ajo ka mbetur në zemrat e tifozëve të skuadrës së famshme kroate.
“Në Zagreb, edhe pas 30 viteve i rrethuar nga tifozët!”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.
Shala jeton e vepron në Gjermani, ndërsa në Zagreb është ‘mbret’ për tifozët e Dinamos.