Një premtim i mbajtur prej dhjetë vitesh dhe i zbuluar sot në rrjetet sociale. Pas një kohe të gjatë, ish-lojtari i Fiorentinës dhe Interit, Lele Adani ka prerë mjekrën.
Arsyeja megjithatë është befasuese dhe këtë e ka zbuluar komentatori aktual sportiv i Rait përmes një mesazhi prekës në Instagram.
“Dhjetë vjet më parë, të bëra një premtim, ishte 2 janar 2012, ishe në atë shtrat atë mëngjes.
Lele Adani
Nuk kishe folur për javë të tëra, por sytë e tu thoshin ende shumë. Ata në fakt thanë gjithçka. Ne kishim shpenzuar Krishtlindjet e fundit bashke, e dija qe kishe vetem disa ore. Ishe gati te jepje gjestin tend te fundit te dashurise.Nje dridhje, nje levizje. Krahu te ngrihet, dora jote te mbeshtetet ne faqen time te lemuar e te paster.Ti e perkedhel tre herë.Nga buza jote lexova:
“Dani im, Dani im, Dani im.” Pastaj, e lodhur, kthehesh të pushosh. Te flije. Do ta bëje përgjithmonë. Në atë moment të bëra një premtim, sekreti ynë. Pakti: askush nuk do të më përkëdhelte fytyrën për dhjetë vitet e ardhshme: mjekra ime do të kishte izoluar, ruajtur, mbrojtur prekjen tende të fundit të dashurisë.
Sot ua rrëfej të gjithëve marrëveshjen tonë, zbuloj fytyrën time, saktësisht dhjetë vjet më vonë. Sa për të lehtësuar dhimbjen që kam ndier dhe ndjej çdo ditë.
Nuk është e mundur të mbushësh mungesen tende, por falë dashurisë mund të të ndjej brenda çdo moment dhe të të gjej në të gjitha gjërat. Mund të flas me ty gjithmonë, çdo ditë, por sot doja të të them vetëm një gjë: Mami e mbajta premtimin".