Futbolli kroat në zi.
Dragutin Karlo Poljak, gjyqtar humëvjeçar i futbollit dhe njeri me pozita të larta në organizatat e arbitrazhit, ka ndërruar jetë në Zagreb në moshën 70-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë.
Në fillim të viteve 1990, Poljak ishte gjyqtar në kampionatin kroat dhe më vonë anëtar i Komisionit të Gjyqtarëve të Futbollit të Federatës Kroate dhe kryetar i Komisionit Profesional .
Ai ishte kontrollues i arbitrave të UEFA-s, kontrolluesi i gjyqtarëve të parë të ligës kroate.