Romelu Lukaku ka premtuar se do të vazhdojë të tregojë të vërtetën e tij rreth situatës te Çelsi ditën e hënë, pas një mbledhje që do të ketë me drejtuesit e bluve. Sulmuesi është në krizje të plotë me trajnerin Tuhel, pas intervistës që u publikua këtë javë dhe ku ai i shprehte dëshirën që të kthehej te Interi.
Sipas “NBC Sport”, Lukaku ka pasur sot një bashkëbisedim me ish-shokun e skuadrës te Everton, Tim Hauard, duke i zbuluar se si ishte gjendja e tij në klub.
“Nuk mund të flas shumë rreth kësaj teme. Është një situatë e nxehtë. Ka një mbledhje tjetër të hënën. Unë kam një tjetër takim të hënën dhe mund të flas më shumë pas tij”, i tha Lukaku ish-portierit amerikan.
Një situatë e komplikuar, që bën edhe më interesante gjithçka sidomos duke parë sinjalet që kanë shkuar në adresë të sulmuesit nga Totenhemi ku Antonio Konte do ta priste krahëhapur që në merkaton e janarit.