Afati kalimtar dimëror është hapur, ndërsa Newcastle United do nis me përforcime me synimin që të shpëtojnë nga rënia prej Premierligës.
Skuadra e drejtuar nga Eddie Howe pritet që në janar ta përforcojë skuadrën me shërbimet e mbrojtësit anglez, Kieran Trippier, që vie nga Atletico Madrid.
Pavarësisht që fitoi titullin edicionin e kaluar dhe është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Diego Simeone, Trippier vazhdon të jetë i ‘tërhequr’ nga dëshira për të luajtur në Premierligë.
Gazetari italian, Nicolo Schira raporton se çdo gjë është kompletuar dhe që Trippier në janar i bashkohet Newcastle Unitedit.
Një gjë të tillë, e konfirmoi edhe lojtari me anë të gjestëve të bëra në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos, ku u largua i fundit nga fusha dhe duartrokiti tifozët.