Liverpool është gati të garojë me Tottenham për transferimin e sulmuesit të Wolves, Adama Traore brenda këtij muaji.
Sulmuesi është një ndër yjet e Wolves, por që disa javë e ardhmja e spanjollit është në dyshime.
Kontrata i skadon pas 18 muajve, derisa “The Mirror” raporton se mund të shitet brenda këtij muaji.
Wolves raportohet se refuzoi 30 milionë euro nga Spurs në verë, ndërsa këtë janar është i lirë të largohet për 18 milionë euro.
25-vjeçari ka impresionuar me paraqitje këtë edicion, por ende nuk ka regjistruar ndonjë gol apo asistim.
Duke marrë parasysh mungesën e yjeve si Mohamed Salah dhe Sadio Mane që do shkojnë për të marrë pjesë në Kupën e Afrikës, atëherë Liverpool do konsiderojë mundësinë për të transferuar spanjollin këtë afat dimëror.