De Jong: E di situatën time, do jem gati kur t’i nevojitem trajnerit

Futboll

De Jong: E di situatën time, do jem gati kur t’i nevojitem trajnerit

Më: 2 janar 2022 Në ora: 23:51
Luuk de Jong

Sulmuesi Luuk de Jong ka folur pas fitores kundër Mallorcas.

Qendërsulmuesi shënoi golin e fitores me kokë, por ishte shumë pranë të realizonte një eurogol në mënyrë akrobatike, ku goditi traversën.

Pas ndeshjes, holandezi e cilësoi këtë fitore si shumë të rëndësishme për të rifituar besimin.

“Kjo fitore nënkupton shumë. Është e rëndësishme të fitojë besimin dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë siç bëmë sot. Shpresoj që të vazhdojmë kështu”.

“Situata personale? Të gjithë kanë qenë të sinqert me mua dhe e di situatën time, nga erdha. Punoj shumë në stërvitje dhe do jem gati kur trajneri të këtë nevojë për mua”.

“Afër të shënimit golin në stilin bicikletë? Një sulmues gjithmonë duhet të shënojë gola. Fatkeqësisht, nuk arrita ta shënoi. Mund të ishte goli më i mirë i karrierës”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona është prapa 15 pikë nga Reali, mirëpo me një ndeshje më pak të zhvilluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat