Ka surpriza te Partizani. Me trajnerin e ri, prezantohet edhe Drejtori i ri Sportiv

Futboll

Ka surpriza te Partizani. Me trajnerin e ri, prezantohet edhe Drejtori i ri Sportiv

Më: 3 janar 2022 Në ora: 14:13
Dritan Mehmeti

Te Partizani e kanë bërë zgjedhjen për stolin. U fol prej shumë ditësh se Dritan Mehmeti do të jetë pasuesi i Ilir Dajës në krye të ekipit dhe sot në përgatitjet për pjesën tjetër të sezonit, u shfaq pikrisht Mehmeti në stërvitje me skuadrën.

41-vjeçar edhe për pak ditë, Mehmeti vjen brenda familjes së Partizanit ku ka drejtuar ekipin B prej kohësh dhe sot ai doli në stërvitje duke drejtuar ekipin e parë.

Në pritje të zyrtarizimit të tij në fakt ka një tjetër surprizë tek të kuqtë. Duket se me Ilir Dajën ka ikur edhe Olsi Rama si Drejtor Sportiv pasi sot bashkë me Mehmetin në stërvitje të skuadrës është shfaqur dhe prezantuar madje Dritan Dervishi si Drejtori Sportiv i të kuqve.

Ky i fundit ka punuar më parë në Superiore te Partizani madje e më pas te Kukësi dhe sot ka bërë rikthimin e tij si Drejtori Sportiv i të kuqve.

Mbetet për t’u pare pozicioni i Olsi Ramës, që siç duket do të bëjë Drejtorin e Përgjitshëm të klubit duke lënë aspektin sportive në duart e Dervishit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat