Kapiteni i Napolit Lorenzo Insigne është shumë afër që të largohet nga skuadra italiane, dhe të vazhdojë aventurën e tij në Amerikë.
Bëhet fjalë për skuadrën nga Liga Amerikane (MLS) Toronto, ku krerët e kësaj të fundit gjenden në Itali për të kompletuar marrëveshjen me agjentin e Insignes.
Oferta e propozuar nga klubi amerikan drejt Insignes raportohet që përmban një pagë prej 11 milionë eurosh dhe 4,5 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Bisedimet janë në fazat e fundit, ndërsa Insigne i ka bërë të ditur kampit të skuadrës amerikane që do t’i bashkohet Torontos por vetëm në qershor si lojtar i lirë.