Aston Villa i bashkohet Liverpoolit në garën për mesfushorin e Monchengladbachut

Futboll

Aston Villa i bashkohet Liverpoolit në garën për mesfushorin e Monchengladbachut

Më: 3 janar 2022 Në ora: 15:15
Aston Villa i bashkohet Liverpoolit në garën për mesfushorin e Monchengladbachut

Klubi anglez Aston Villa i është bashkuar garës për të transferuar mesfushorin e Borussia Monchengladbachut Denis Zakaria, raporton “Daily Mail”.

Mesfushori 25 vjeçar, i cili ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me skuadrën gjermane, së fundmi është lidhur me transferim edhe te Liverpooli, Leicester City, Arsenali dhe Evertoni.

Aston Villa po shpreson që të mposhtë rivalët e saj të Premier Ligës për nënshkrimin e Zakarias, pas njoftimit të fundit të Monchengladbach që mesfushori zviceran ka vendosur mos të rinovojë kontratën e tij me klubin.

Këtë sezon, Denis Zakaria ka arritur të bëjë 16 paraqitje të gjitha garat për Borussia Monchengladbachun, duke regjistruar dy gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat