Vazhdon të rritet numri i rasteve me Covid-19 te Barcelona

Futboll

Vazhdon të rritet numri i rasteve me Covid-19 te Barcelona

Më: 4 janar 2022 Në ora: 09:41
Vazhdon të rritet numri i rasteve me Covid-19 te Barcelona

Barcelona ka njoftuar edhe për dy raste të reja me koronavirus në skuadër, në prag të ndeshjes së 1/16 në Kupën e Mbretit kundër Linares të mërkurën.

Pedri dhe Ferras Torres kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, duke iu bashkuar një liste të gjatë të të prekurve me virus në Camp Nou.

Derisa Pedri i bashkohet listës së mungesave të shumta të trajnerit Xavi, Torresit nuk i lejohet të luajë gjithsesi, pasi ai ende nuk është i regjistruar si lojtar i ekipit të parë të Barçës.

Hiç më pak se 10 lojtarë munguan në fitoren e Barçës 1:0 kundër Real Mallorcas të dielën, si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa gjashtë të tjerë shkaku i lëndimeve dhe pezullimeve.

Xavit iu desh të thërriste lojtarë nga akademia e klubit për atë ndeshje.

Pas takimit me Linares, Barcelona do të udhëtojë drejt Granadas për ndeshjen e radhës në La Liga të shtunën më 8 janar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat