Nedim Bajrami është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Empolit, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet këtë sezon ku me golat edhe asistet e tij i ka dhuruar pikë me vlera ekipit toskan.
Sipas asaj që raporton “SKY Sport” Alesandro Dionisi, ish-trajneri i Empolit, aktualisht me Sasuolon po e ndjek me mjaft interes trekuartistin e Kombëtares shqiptare për ta afruar në merkaton e janarit.
Gjithsesi ekipi toskan nuk dëshiron të privohet nga 22-vjeçari shqiptar i cili konsiderohet një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës.
Bajrami në këtë sezon me Empolin është aktivizuar në total në 17 ndeshje nga ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar dhe 3 asist.