Manchester City mund të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e janarit.
Kampionët e Premier League kanë krijuar një epërsi të konsiderueshme në tabelën e kampionatit anglez, me 53 pikë të tubuara pas 21 xhirove.
Chelsea numëron 43 pikë në pozitën e dytë, derisa Liverpool ka 42 (me një ndeshje më pak të luajtur).
City mund të përforcohet edhe më shumë në janar, nëse duan të aktivizohen në merkato, përcjell lajmi.net.
Raportime nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se City kanë 150 milionë funte në dispozicion, nëse duan të aktivizohen.
Harry Kane dhe Erling Haaland janë dy dëshirat e vetme të Manchester City aktualisht, transmeton lajmi.net
‘Citizens’ po luajnë pa një sulmues tipik, dhe dëshira qëndron aty, ndonëse ajo pozitë nuk po hap telashe për ta.