Covid-19 nuk i shpëton as Buffon

Futboll

Covid-19 nuk i shpëton as Buffon

Më: 4 janar 2022 Në ora: 11:32
Covid-19 nuk i shpëton as Buffon

Infektimet me COVID-19 janë rritur ndjeshëm në Itali dhe jo vetëm.

Së fundmi variantit më të ri të Koronavirusit “Omicron” nuk i ka shpëtuar as ish-portieri legjendar i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, i cili aktualisht mbron portën e skuadrës së Parmës në Serinë B italiane.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Emilia-Romanja, e cila me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar ka njoftuar se Bufon është infektuar me SARS-COV-2, duke thënë se gardiani 43-vjeçar është vetë-izoluar menjëherë.

Një lajm i keq ky për ekipin e Parmës që nuk do të ketë gati Bufonin për ndeshjet e ardhshme të Serisë B.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat