Arsenali ofron shifrën e çmendur!
Dushan Vlahoviç është duke shkëlqyer në Serinë A me fanellën e Fiorentinës me paraqitjet dhe golat e tij teksa mban i vetëm dhe kreun e klasifikimit në elitën e futbollit italian për golat e realizuar.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Arsenali kanë bërë ofertën e parë për lojtarin të cilët “topçinjtë” e Londrës priten të derdhin në arkën e klubit vjollcë 55 milionë euro plus kartonin e Lukas Torreirës që varion 15 milionë euro dhe në total shkon në 70 milionë euro.
21-vjeçari në këtë sezon me Fiorentinën në Serinë A është aktivizuar në 19 ndeshje ku ka shënuar 16 gola dhe duke dhuruar 2 asist.