Erling Haland është një nga sulmuesit më të talentuar të momentit teksa shumë skuadra ëndërrojnë ta kenë në organikën e tyre.
Për bomberin norvegjez është një “El Clasico” në merkato ku Reali i Madridit dhe Barcelona janë të gatshëm të bëjnë çmendurira për 21-vjeçarin.
Sipas asaj që raporton iberikja “Marca”, Real dhe Barcelona kanë filluar të vlerësojnë realizueshmërinë e marrëveshjes.
Gjatë këtij sezoni me fanellën e Dortmundit, Haland është aktivizuar në total në 11 ndeshje nga ku ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 4 asist.