Sipas gazetës La Repubblica, Chris Smalling është një nga lojtarët e Romës që rezultoi pozitiv me COVID dhe José Mourinho thuhet se po përpiqet të bindë anglezin që të vaksinohet.
Roma ka tre lojtarë pozitivë për COVID, por nuk ka arritur të zbulojë identitetin e tyre për arsye privatësie.
Sidoqoftë, Borja Mayoral, Danuel Fuzato dhe Smalling besohet të jenë tre lojtarët që rezultuan pozitivë, sipas mediave të shumta në Itali.
Mes tyre, Smalling është i vetmi që thuhet se nuk është vaksinuar.
Sipas La Repubblica, Mourinho po përpiqet të bindë mbrojtësin të ndryshojë mendje për vaksinën, por nuk ka qenë i suksesshëm në përpjekjet e tij.