Barcelona është një shembull se si nuk duhet menaxhuar një klub.
Bordet e kaluara të skuadrës kanë bërë punë të këqija dhe në fund rezultuan me largimin e Lionel Messi dhe një mal borxhe.
Hapësirat për paga janë të mbyllura dhe nuk mund të regjistrohen transferimet e reja si Ferran Torres.
Siç raporton Lu Martin, Barcelona ka borxhe që datojnë nga nëntë vite më parë.
Katalanët i obligohen Manchester Cityt 1.5 milionë euro për transferimin e Denis Suarez.
Suarez i bashkohej Barcës nga Manchester City, nëntë vite më parë.