Ruben Semedo sërish në telashe. Mbrojtësi portugez, i cili është pjesë e Olympiacos prej verës së vitit 2019, ka përfunduar sërish në pranga.
27-vjeçari u arrestua në verën e kaluar pas një akuze për sulm seksual, teksa ditën e djeshme është arrestuar përsëri për dhunë në familje.
Mediet greke shkruajnë se Semedo ka kryer sulm fizik ndaj të dashurës së tij.
Lojtari luzitan nuk është mjaftuar me kaq, pasi e ka nxjerrë atë nga shtëpia.
Gruaja ka shkuar menjëherë në polici për të kryer një denoncim, ndërsa Semedo, i cili kaloi në qeli natën e së hënës, është lënë i lirë mëngjesin e sotëm.
“Boll me gënjeshtra”, ka shkruar lojtari i skuadrës nga Pireu në “Instagram”, duke theksuar se do sqarojë publikisht këtë çështje njëherë e mirë.