Romelu Lukaku dhe Thomas Tuchel shtrëngojnë sërish duart dhe për momentin te Chelsea nuk ka më një çështje “Big Room”.
Konflikti tashmë i përket së shkuarës me Lukakun që është kthyer në stërvitje dhe i ka kërkuar falje trajnerit dhe shokëve të skuadrës pas deklaratave që bëri duke shprehur edhe njëherë dashurinë për Interin.
Rikthimin e sulmuesit belg e konfirmoi edhe vetë trajneri Tuchel i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Tottenham në Carabao Cup u shpreh: “ Jemi të lumtur që morëm kohën e nevojshme për të vëzhguar situatën me qetësi dhe për të biseduar. Lukaku ka kërkuar falje dhe është rikthyer në skuadër.
Kishim kohën e nevojshme për t’u sqaruar dhe për të ecur përpara. Për mua gjëja më e rëndësishme ishte që nuk doja të kishte thashetheme në skuadër, para një ndeshjeje kaq të rëndësishme.