Partizani ka zyrtarizuar goditjen e parë në merkaton e janarit teksa skuadrës do t’i shtohet një vlerë e madhe si Sherif Kallaku.
Fantazisti i cili ishte pjesë e Teutës në pjesën e parë të sezonit, përfundoi huazimin te durrsakët dhe tashmë do të kalojë në radhët e kryeqytetasve.
Kujtojmë se Kallaku është lojtar i Lokomotiva Zagreb, megjithatë për të pasur më shumë minuta këmbë do të jetë tashmë pjesë e të kuqve.
Një element i vyer ky për Partizanin duke njohur karakteristikat e 23-vjeçarit, por edhe eskperiencën e tij në Superiore teksa në sezonin e kaluar, Kallaku ishte një nga më të dalluarit e Teutës kampione.
Duket se zhgënjimi në pjesën e parë të sezonit (vendi i pestë në kampionat, 15 pikë larg kryesuesve të Tiranës) do të sjellë tashmë shumë ndryshime te Partizani teksa të kuqtë pas Dajës kanë marrë trajnerin e ri, Dritan Mehmeti si dhe drejtorin e ri sportiv, Dritan Dervishi.