Ai mbërriti në Madrid më 2013 për 100 milionë euro, ndërsa në qershor të këtij viti do të largohet me parametra zero. Gareth Bale është shqetësimi më i madh i Real Madridit në vitet e fundit.
Që nga viti 2018, uellsiani është prekur nga shumë lëndime, por jo gjithmonë ka pasur një qëndrim “profesional”.
Këtë sezon, ish-ylli i Tottenham ka luajtur vetëm 425 minuta në total, nga të cilat 232 me fanellën e kombëtares së Uellsit dhe vetëm 193 minuta me “Los Blancos”.
Një shifër, e nënvizuar nga “AS”, e cila bëhet tronditëse po të mendosh se në praktikë ka fituar rreth 88 mijë euro për çdo minutë të luajtur.