Xavi i drejtëpërdrejtë

Futboll

Xavi i drejtëpërdrejtë

Më: 4 janar 2022 Në ora: 16:22
Xavi i drejtëpërdrejtë

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka pranuar se klubi po punon për largimin e disa lojtarëve gjatë merkatos së janarit.

Skuadra ka afruar Ferran Torres, të cilin nuk e ka regjistruar akoma në ligë, sepse nuk ka hapësira në paga.

Për ta bërë një gjë të tillë, disa lojtarë duhet të largohen.

Coutinho është në mesin e lojtarëve që përmenden si mundësi për t’u larguar. Xavi ka thënë se nuk ka biseduar akoma me të, por përmend largimet.

“Unë nuk kam folur me Coutinho për të ardhmen e tij”, ka thënë Xavi.

“Për të pasur nënshkrime, duhet të ketë largime. Kjo është e vërtetë”, shtoi spanjolli.

Përveç Coutinho, edhe Umtiti, Dest e Luuk de Jong janë në mesin e lojtarëve që pritet të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat