Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma është lojtari më i fundit që ka dal pozitiv me COVID-19.
Italiani ka pasur kontakt direkt me një bashkëlojtar që ishte dal pozitiv në analizat e COVID-19
Këtë e konfirmoi gjiganti francez përmes një komunikate zyrtare:
“Donnarumam ka testuar pozitiv për COVID-19. Është izoluar dhe tani duke ndjekur protokollin”.
“Parisienët” tani kanë shtatë lojtarë të prekur me COVID-19, duke përfshirë edhe Leo Messin, Juan Bernat, Sergio Rico, Danilo Pereira dhe Natahn Bitumazala.